Ilustrim

Podujevë, arrestohen dy persona për vrasjen e ndodhur në mars

Dy persona janë arrestuar sot si të dyshuar për një vrasje të ndodhur më 26 mars në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të arrestuarit janë B.S. 35-vjeçar dhe I.S. 22-vjeçar.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ata janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkaq hetimet vazhdojnë.