Ilustrim

Podujevë, 4 persona futen me forcë në një shtëpi, njëri nga ta gjuan me armë teksa ndiqeshin nga Policia

Katër persona të dyshuar janë futur me forcë në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës.

Zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë se njëri prej tyre ka shtënë më armë zjarri derisa po ndiqeshin nga Policia.

“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, nuk raportohet për persona të lënduar, derisa Policia po punon në identifikimin dhe arrestimin të personave të dyshuar.

“Nuk raportohet për persona të lënduar, aktualisht policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, shtoi tutje Ahmeti.