Po, sundimi i Erdoganit mund ta shohë fundin në të vërtetë këtë fundjavë

A mund ta largojnë zgjedhjet e 14 majit nga pushteti një autokrat siç është presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan?

Nëse ia bëni këtë pyetje vëzhguesve të Turqisë në kryeqytetet perëndimore për ta marrë opinionin e tyre për zgjedhjet e ardhshme të Turqisë, do ta merrnit si përgjigjie një “jo” të fortë nga një numër i konsiderueshëm i tyre. Disa do të thonë se Erdogani është ende shumë popullor – ose të paktën i aftë në mobilizimin e përkrahësve të tij. Të tjerë do të thonë se zgjedhjet nuk kanë rëndësi në autokracinë e rrënjosur të cilin ai e ka ngritur; në një mënyrë apo tjetër, ai do të gjejë një mënyrë për të mbetur edhe më tej në pushtet.  

Erdogan është me të vërtetë një lider popullor. Ai gëzon diku ndërmjet 40 – 45 për qind mbështetje, gjë që nuk është e vogël pas 20 viteve në pushtet. Mirëpo, Erdogan nuk është aq popullor sa dikur. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, Erdogan mori 52 për qind të votave, ose rreth 26 milionë vota. Disa faktorë funksionuan në favor të tij atëherë. Zgjedhjet u mbajtën vetëm dy vjet pas grushtshtetit të dështuar të 2016-ës dhe efektit të tij të “tubimit rreth liderit”. Erdogan dukej të jetë tepër i gëzuar përmes valëve të nacionalizmit pasi ushtria turke ndërhyri në luftën civile siriane për t’i luftuar kurdët sirianë. Turqia nuk po vuante nga një krizë e madhe ekonomike si sot. Opozita u pat përçarë: bashkëkryetari i Partisë Demokratike Popullore (HDP) Selahattin Demirtas, udhëheqësja e Partisë Iyi, Meral Aksener, kandidati i Partisë Popullore Republikane (CHP) Muharrem Ince dhe kreu i Partisë Felicity, Temel Karamollaoglu, ishin secili pjesë e votimit duke konkurruar veçmas kundër Erdogan. Baza nacionaliste ishte më e unifikuar, me shumicën që ende e mbështeste Erdoganin; Partia e shkëputur nacionaliste Iyi ishte themeluar kohë më parë për ta tërhequr shumicën e votave.

Tani, të kthehemi në vitin 2023. Për t’i fituar zgjedhjet, Erdogani duhet të marrë më shumë se 26 milionë vota përmes të cilave siguroi fitorën në vitin 2018, sepse popullsia votuese e Turqisë është rritur. Problemi i tij është se ai përballet me një kontekst politik krejtësisht të ndryshëm që e bën atë detyrë shumë të vështirë. Efekti i grushtshtetit të dështuar të tubimit rreth liderit është zhdukur prej kohësh. Vala e nacionalizmit të cilit Erdogan dikur i printe është kthyer në ndjekje të tij: Tani ka një opozitë nacionaliste në rritje ndaj Erdoganit, me disa parti nacionaliste që nuk do të votojnë në favor të aleatit të ekstremit të djathtë, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP). Ekonomia turke është zhytur në një krizë të madhe, me inflacion dyshifror në rritje e sipër dhe rritje të çmimeve të ushqimeve. Më e rëndësishmja, opozita është më e bashkuar se asnjëherë më parë: gjashtë parti janë bashkuar nën flamurin e Aleancës Kombetare dhe një kandidat i vetëm presidencial, udhëheqësi i partisë CHP, Kemal Kilicdaroglu, me mbështetje shtesë nga HDP pro-kurde. Në total, Kilicdaroglu ka 50.9 përqind të votave, sipas sondazhit të fundit.

Skeptikët mund të thonë se këto argumente dhe shifra të sondazheve do të ishin të rëndësishme vetëm nëse Turqia do të ishte një demokraci dhe shtojnë se Erdogan ka aq shumë për të humbur saqë është në gjendje të bëjë gjithçka për ta siguruar fitoren. Dhe, ka sens në këtë që thonë. Është e lehtë të jesh cinik për zgjedhjet në një vend të udhëhequr nga një autokrat i rrënjosur i cili ka manipuluar në mënyrë demonstrative votat e mëparshme dhe ka refuzuar t’i pranojë rezultatet kur ato nuk kanë shkuar sipas dëshirës së tij. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2015, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdoganit e ka humbur shumicën e saj parlamentare. Erdogan i pati bllokuar bisedimet midis AKP-së dhe CHP-së për formimin e një qeverie koalicioni dhe detyroi shkuarjen në zgjedhje të reja. Ai rinovoi luftën kundër Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit për ta ndryshuar humbjen e partisë së tij në zgjedhjet e reja të mbajtura atë vit në muajin nëntor. Në vitin 2017, Turqia mbajti një referendum të diskutueshëm kushtetues për të kaluar në një presidencë ekzekutive që do t’i jepte Erdoganit kompetenca të paprecedentë. Referendumi, të cilin Erdogan e fitoi me një diferencë të ngushtë, u dëmtua nga akuza të përhapura për mashtrim. Si në zgjedhjet parlamentare ashtu edhe në referendum, opozita nuk ishte e organizuar mjaftueshëm për ta mbrojtur votën e saj ose për t’i sfiduar përpjekjet e Erdoganit për ta krijuar një fait accompli.

Në vitin 2019, megjithatë, gjërat ndryshuan. Partia e Erdoganit i humbi pothuajse të gjitha qytetet kryesore të Turqisë në zgjedhjet komunale. Veçanërisht frustruese për Erdoganin ishte humbja e Stambollit, kryeqyteti financiar ku ai kishte nisur karrierën e tij politike. Erdogan nuk e pranoi fitoren e ngushtë të opozitës në Stamboll dhe bëri thirrje për një përsëritje të zgjedhjeve. Kur zgjedhjet u mbajtën përsëri, partia në pushtet humbi me një diferencë shumë më të madhe. Abuzimi i Erdoganit me pushtetin e tij për ta mohuar rezultatin e zgjedhjeve pati efektin e mobilizimit të opozitës.

Çfarë na tregon kjo për zgjedhjet në Turqi?

Se ata janë të njohur dhe mashtrimi nuk është, duke e bërë të rrezikshëm për Erdoganin mashtrimin e rëndë zgjedhor. Zgjedhjet e 2019-ës kanë bërë bënë të qartë edhe diçka tjetër. Kur partitë opozitare bëhen bashkë, mund ta mposhtin Erdoganin në kutinë e votimit. Skeptikët mund të thonë se bastet për Erdoganin janë shumë më të larta në votimin e ardhshëm sesa në zgjedhjet komunale të vitit 2019 dhe se ai nuk do ta pranojë humbjen me aq lehtësi. Në fakt, ata nuk po gabojnë krejtësisht. Në autokracitë personaliste si Turqia, sundimtarët që e humbasin pushtetin ka të ngjarë të përfundojnë në burg ose internim, kështu që rrezikojnë gjithçka për t’u kapur pas pushtetit.

Cilat janë opsionet e Erdoganit në një skenar ku ai e humb votën me një diferencë të vogël?

Ai mund të deklarojë se zgjedhjet janë vjedhur dhe t’i kërkojë burokracisë turke ta mbështesë atë. Megjithatë, fakti që organi më i lartë elektoral i Turqisë dhe burokracia e sigurisë do ta dëgjojnë thirrjen e tij, nuk është një përfundim i paramenduar. Një vendim i fundit nga mbikëqyrësi i zgjedhjeve për ta refuzuar një kërkesë për të dhënat e votuesve nga qeveria e Erdoganit, pjesë e një përpjekjeje për ta krijuar një sistem të ri të monitorimit të zgjedhjeve në internet, është një rast i tillë. Në mars, Gjykata Kushtetuese injoroi kundërshtimet e Erdoganit kur anuloi një vendim të mëparshëm për ta bllokuar HDP-në nga marrja e fondeve të caktuara nga shteti për ta financuar fushatën e saj zgjedhore për lidhjet e saj të dyshuara me grupet militante. Këto dhe vendime të tjera nga institucionet kryesore shtetërore sugjerojnë se burokratët turq po i mbrojnë bastet e tyre. Ata nuk kanë gjasa ta mbështesin Erdoganin pas një humbjeje në zgjedhje dhe të rrezikojnë pasoja ligjore nën qeverinë e re.

Ngjashëm, mbështetësit e opozitës optimistë për mposhtjen përfundimisht të Erdoganit do të kishin më shumë gjasa të dilnin në rrugë nëse mendojnë se zgjedhjet janë manipuluar ose se rezultati i tyre po mohohet.

Një opsion më i zgjuar për Erdoganin do të ishte ta pranonte rezultatin dhe të priste që qeveria e re të dështojë. Marrë parasysh problemet e mëdha ekonomike që një qeveri e re e papërvojë do t’i duhet të adresojë, kthimi me mjete demokratike nuk është i pamundur – veçanërisht nëse opozita aktuale e përmbush zotimin e saj për të kaluar në një sistem parlamentar të reformuar, i cili do t’i hapte rrugën Erdoganit për t’u rikthyer në pushtet si kryeministër.

Në fund, mund të pritet që Erdogan të bëjë çmos për të qëndruar në pushtet në mënyrë që t’a shmangë përballjen me gjyq. Mirëpo, sipas ligjit turk, një aktakuzë do të duhej të miratohej nga dy të tretat e parlamentit, një supershumicë që do të ishte shumë e vështirë për t’u arritur – jo vetëm sepse opozita përfshin ish-aleatë kyç të Erdoganit, të cilët mund të përfshihen në çdo hetim, një rezultat që opozita ka të ngjarë ta dëshirojë të shmangë. Fakti që një gjykim dhe burgimi i mundshëm nuk ka gjasa të ndodhë e bën më të lehtë për Erdoganin ta pranojë humbjen.

E gjithë kjo do të thotë se jo të gjitha autokracitë janë krijuar të barabarta; Turqia nuk është as Rusi, as Kinë. Në disa, zgjedhjet kanë më shumë rëndësi se në të tjerat, dhe të fortët janë më të dobët nga sa duken./Foreign Policy

Gonul Tol, është drejtor themelues i programit të Turqisë të Institutit të Lindjes së Mesme,  ndërsa Ali Yaycioglu, profesor historie në Universitetin e Stanfordit.

Përgatiti: Nuhi Shala