
Plagosje me armë zjarri në Podujevë
25.10.2022 - 16:00
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak çasteve në Podujevë.
KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet të jenë prezent Policia e Kosovës dhe ambulanca.
Pamjet shfaqin që një person ka qenë i shtrirë në tokë dhe se Policia ka arritur që ta arrestoj një person.
KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marr detaje lidhur me ngjarjen dhe është në pritje përgjigjeve.