Ilustrim

Plagoset një person në Prishtinë

Një person është plagosur gjatë pas mesnatës së të mërkurës në rrugën “28 nëntori”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar i cili pas një mosmarrëveshje me armë zjarri ka plagosur viktimës.

Në njoftimin e policisë huhet se viktima është dërguar në QKUK, dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur tri gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur një kallashnikovë me 10 fishekë, një gëzhojë dhe një mulli për bluarje të substancave narkotike.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.