Plagoset një person në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një rast të plagosjes në Fushë Kosovës.

Sipas policisë, dje rreth orës 17:50, në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, është raportuar se një person i dyshuar i cili shoqërohej nga tre persona të tjerë kanë sulmuar viktimat.

Sipas njoftimit, njëri nga viktimat ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Të dyshuarit për këtë rast kanë iku nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktimat fillimisht kanë pranuar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes e më pas janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Në këtë rast nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.