Plagoset me armë zjarri një person në Rahovec

Policia e Kosovës njofton se një person në Rahovec është plagosur me armë zjarri.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrethana të panjohura dhe se i njëjti është plagosur me armë zjarri në dorë.

Nuk raportohet për të dyshuar, ndërsa Policia thotë se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar.