Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Plagos vetën me armë zjarri

Një burrë nga Prizreni është vetë-plagosur me armë zjarri.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia potencon se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz dhe 43 fishekë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Janina” në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme.