Pjesëtarë nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe nga KFOR-i dhurojnë gjak vullnetarisht

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, kanë dhuruar gjak në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, më 14.06.2024.

Bashkë me ta, në të njëjtën kohë dhurim të gjakut kanë bërë edhe pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe karabinierët italianë.

Në Kosovë është duke u shënuar java e dhurimit të gjakut.

Ministria e Shëndetësisë kanë publikuar kalendarin e këtij aktiviteti.

Ky aktivitet ka filluar të hënën më 10.06.2024, e pritet të përfundoj të shtunën më 15.06.2024.