Pesë raste të reja me coronavirus në Mitrovicë të Veriut

Pesë raste të reja me coronavirus janë regjistruar sot në komunat e Mitrovicës së Veriut.

Siç raporton, Kossev, tre janë nga Mitrovica e Veriut dhe dy nga Zveçani.

” Në Mitrovicë të Veriut tre raste janë regjistruar numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë qytet është 14, ndërsa në Zveçan ka dy të infektuar, dhe numri i përgjithshëm i infektuarve në këtë komunë është 6.  Në Leposaviq, numri i të infektuar qëndron 2, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur në një konferencë për media Milos Mirkoviç, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik në Mitrovicë të Veriut.

Mirkoviç ka shtuar se numri i përgjithshëm i i të infektuarve me COVID-19, në vendbanimet serbë në Kosovë është 22.

“Tre pacientë janë në Qendrën Spitalore Klinike Nish, një në Beograd, ndërsa pjesa tjetër janë në Mitrovicë të Veriut, ose në vet izolim, dhe janë në gjendje të qëndrueshme, shtoi ai.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar gjithsej 135 persona me COVID-19, 16 persona janë shëruar dhe një ka vdekur.