Foto: West Yorkshire Fire and Rescue Service/Twitter

Pesë dele u shpëtuan nga çatia e një shtëpie në Angli 

Pesë dele duhej të shpëtoheshin nga një çati në West Yorkshire, pasi ato kaluan nëpër një hendek nga një fushë fqinje.

Zjarrfikësi Damian Cameron u thirr në Barnsley Road në Newmillerdam, afër Wakefield, të martën pasi delet ngecën në çati, raporton BBC.

Oficeri i shpëtimit teknik Z. Cameron dhe një pronar lokal tokash ngritën një urë të improvizuar për të ndihmuar delet që të zbresin nga çatia.

Njësia e zjarrfikësve dhe shpëtimit në West Yorkshire tha se një dele kishte kapërcyer një hendek për të kaluar në çati e të tjerat e kishin ndjekur.

Në një postim në Twitter, brigada shtoi se “nuk ishte krejt nata mbi pllakat që ato dele shpresonin”.

Foto: West Yorkshire Fire and Rescue Service/Twitter