Përplasje trenash në Greqi, të paktën 32 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një përplasje ballë për ballë mes trenave të pasagjerëve dhe mallrave ndodhi pranë qytetit Tempe, afër qytetit të Larisës në Greqinë qendrore.

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe 85 të tjerë janë plagosur kur dy trena janë përplasurpranë qytetit Tempe në Greqinë qendrore, thotë brigada e zjarrfikësve.

Dy trenat – një tren pasagjerësh që udhëtonte nga Athina për në qytetin verior të Selanikut dhe një tren mallrash nga Selaniku në Larisa, u përplasën kokë më kokë jashtë qytetit qendror grek, ka deklaruar për mediat lokale Konstantinos Agorastos, guvernatori i rajonit të Thesalisë.

“Përplasja ishte shumë e fortë”, tha ai, duke shtuar se katër vagonët e parë kishin dalë nga shinat, ndërsa dy të parat ishin “pothuajse tërësisht të shkatërruar”.

Agorastos tha se rreth 194 pasagjerë u evakuuan në mënyrë të sigurt në Selanik me autobusë.

Sipas Brigadës së Zjarrfikësve përmes një deklarate pak para orës 5:30 të mëngjesit, policia dhe punonjësit e zjarrfikësve dhe shpëtimit po punojnë ende në vendngjarje.

Një shumicë vagonash a dolën nga shinat dhe të paktën tre prej tyre  shpërthyen në flakë pas përplasjes rreth 380 kilometra në veri të Athinës. Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt të Larisës thanë se të paktën 25 persona kishin pësuar lëndime të rënda.

Operatori hekurudhor Hellenic Train tha se treni i pasagjerëve në veri nga Athina në Selanik kishte rreth 350 pasagjerë në bord kur ndodhi aksidenti.

Transmetuesi televiziv SKAI shfaqi pamjet e vagonëve të dalë nga shinat, të dëmtuar rëndë si dhe mbeturinat e shpërndara nëpër rrugë. Punonjësit e shpëtimit u panë në kërkim të pasagjerëve të bllokuar.

Të mbijetuarit thanë se disa pasagjerë u hodhën nëpër dritaret e vagonëve të trenit për shkak të përplasjes. Ata thanë se të tjerët janë përpjekur për t’u çliruar pasi treni i pasagjerëve kishte rënë përmbys, duke u përplasur në një fushë pranë shinave.

Treni i pasagjerëve u nis nga Athina rreth orës 19:30 me orën lokale (0530 GMT). Brigada e zjarrfikësve tha se u njoftua për aksidentin pak para mesnatës së së martës.

Treni i pasagjerëve operohet nga grupi italian Ferrovie dello Stato Italiane, i cili sipas faqes së tij të internetit është ofruesi kryesor i transportit hekurudhor për pasagjerët dhe mallrat në Greqi dhe kryen 342 linja pasagjerësh dhe tregtarë në ditë./The Guardian

 

Përgatiti: Nuhi Shala