Përplasje në Kuvendin zgjedhor të Federatës së Sporteve Ujore - LIVE

Federata e sporteve ujore është duke e mbajtur kuvendin zgjedhor për t`i zgjedhur drejtuesit e ri të saj.

Punimet e Kuvendit janë duke u përcjellë me përplasje dhe mospajtime ne mes të përfaqësuesve të klubeve të notit dhe sporteve tjera ujore.

Agron Zeqiri, pjesëmarrës në Federatën e notit kërkoi sqarime se me çfarë statuti po mbahet ky Kuvend Zgjedhor.

“Çdo nen në këtë statut e keni shkel për këto pesë vite. Nëse e lexoni nenin e statutit e keni që kryetari ka të drejtë mandati vetëm dy herë. Ky kryetar prej vitit 2010 i ka tri mandate. Këto kanë të bëjnë me një përkatësi në një federatë. Kjo është thënë pasi që atyre të cilëve nuk i është thirrur emri për nënshkrim në listën e pjesëmarrësve të lirojnë sallën pasi që nuk kanë të drejtë vote”, tha ai.

Deri më tani kryetar i Federatës së Notit ka qene Ymer Rama, ndërsa sot Federata e Notit pritet që të zgjedh kryetarin e ri. Kundër kandidat të Ramës në këtë garë janë Astrit Haliti dhe Trim Zeqiraj.