Ilustrim

Perleshja në Prishtinë përfundon me dy të arrestuar dhe një polic të lënduar

Në përleshje në Prishtinë ka përfunduar me dy persona të arrestuar dhe një zyrtar policor të lënduar.

Sipas njoftimit nga ana e policisë,  dy të dyshuarit janë arrestuar pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete.

Gjatë arrestimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, pasi që njëri prej të dyshuarve i ka rezistuar arrestimit.

Policia ka bërë të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.