Foto: Ilustrim

Përleshen për shkak të mbeturinave, arrestohen nga policia

Dy persona janë përfshirë në një zënkë pas një mosmarrëveshjeje për mbeturina.

Sipas raportit policor, dy të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së djeshmenë lidhje me rastin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Milloshevë të Komunës së Obiliqit.

Të njëjtit sipas policisë kanë pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra nga përleshja me njëri tjetrin ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.