Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përgatitet salla 1 Tetori për vaksinim të qytetarëve kundër COVID-19 (VIDEO)

Që nga ora 8:00 në mëngjes, dyert e sallës 1 Tetori në Prishtinë janë hapur për personelin shëndetësor të cilët janë duke përgatitur vendin për dhëne të vaksinës kundër COVID-19.

Qytetarët do të mund të presin në këto karrige të vendosura në hyrje të sallës, për të vazhduar pastaj në pjesën ku jepen vaksinat dhe krejt në fund ata janë të obliguar të qëndrojnë të ulur në disa karrige tjera të vendosura në dalje të sallës, për të parë nëse vaksina ka reagime te qytetarët, pas marrjes së saj.

Mantelbardhët janë aty për të dalë në ndihmë secilit qytetarë.

Përveç sallës 1 Tetori qytetarët do të mund të vaksinohen edhe në Qendrat e Kujdesit të Mjekësisë Familjare nëpër komuna. Vaksinat do të ruhen nëpër frigorifer, ashtu sikur e parashohin rregullat e nevojshme profesionale.

Të parët që do të vaksinohen janë stafi shëndetësor pastaj qytetarët mbi 65 vjeç.

UNICEF mbrëmë ka ndihmuar Kosovën me 24 mijë vaksina ‘AstraZeneca”.