Greva e minatorëve në Trepçë. Foto: KALLXO.com.

Përfundon greva e minatorëve në Stan Tërg

Në ditën e 10-të të saj, ka përfunduar greva e minatorëve të “Trepcës” në minierën e Stan Tërgut.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Gani Osmani, përfaqësues i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”.

“Mund të konfirmoi se greva ka përfunduar, diku pas orës 12:00 të natës” – ka thënë Osmani.

Tutje, sipas tij, në minierën e Stan Tërgut kanë qenë disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendsoje dhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe sipas tij kanë arritur një marrëveshje me punëtorët e Trepcës rreth tre kërkesave.

“Sipas asaj që na u lexua, së shpejti do të shpallet konkursi për kryeshef të Trepcës, rrogat nuk do të vonohen më siç janë vonuar e për kushtet dhe sigurinë në punë, duhet me pritë sepse është çështje që merr kohë” – tha Gani Osmani për KALLXO.com.

Sipas tij, në takimin me punëtorët e Trepçës kishin qenë deputetët e VV-së, Armend Muja, Arjeta Fejza, Halil Thaqi.