Ilustrim

Përfshihet në flakë një mobileri në Ferizaj

Dje në fshatin Prelez të Ferizajt është përfshirë nga flakët një lokal- mobileri. Zjarri dyshohet se ka ardhur nga energjia elektrike.

Pronari i lokalit e ka lajmëruar policinë dhe në këtë incident nuk ka pasur të lënduar.

Sipas pronarit dëmet e shkaktuara kanë qenë mbi 1500 euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur zjarrfikësit , puntorët e KEDS-it dhe Policia.

Rastin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i policisë së Ferizajt , Agim Gashi.

“Një lokal është përfshirë nga flaka , dhe në vend ngjarjes kanë dalur zjarrfikësit dhe ekpiet e KEDS-it, flaka dyshohet të jetë shkaktuar nga energjia elektrike , policia e Ferizajt është duke e hetuar rastin”, tha ai.