Ilustrim

Për shkak të punimeve mbyllet njëra korsi e rrugës nga Ura e Gurit deri të udhkryqi “Skenderbeu” në Vushtrri

Njëra korsi e rrugës nga Ura e Gurit në Vushtrri e deri të udhëkryqi, “Skënderbeu” që dërgon te Spitali i qytetit do të jetë e bllokuar nga sot.

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se kjo është bërë pas fillimit të punimeve në rrugën “Bedri Pejani” duke shtuar se bllokimi i saj.

Berat Sadiku, drejtor i urbanizmit ka thënë për KALLXO.com se kjo mënyrë e qarkullimit të automjeteve do të vazhdojë deri në përfundim të punimeve të cilat Komuna ka njoftuar se do të zgjasin deri në fund të majit.

“Njëra korsi do të jetë e mbyllur gjatë kohës që mjetet do të punojnë në rrugë ndërsa njëra do të jetë e hapur për qarkullim”, ka thënë ai.

Tutje, komuna bënë të ditur se do të lejohet qasja e banorëve të zonës ndërsa në rast nevoje do të kërkohet asistenca e Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë i Komunës së Vushtrrisë:

Ju njoftojmë se Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, është duke implementuar projektin për ndërtimin e rrugës ”Bedri Pejani’’. Prandaj me qëllim të realizimit të punimeve është e domosdoshme të bëhet bllokimi i segmentit rrugor nga rrethi te Ura e Vjetër e Gurit deri te udhëkryqi me rrugën ”Skënderbeu’’.

Bllokimi i këtij segmenti rrugor bëhet nga data 21.04.2021 deri në përfundim të punimeve, përderisa mund të ketë hapje të kohë pas kohshme, sipas mundësive.

Bllokimin e rrugës obligohet ta bëjë Operatori Ekonomik, ndërsa lejohet qasja e banorëve të zonës.

Gjithashtu obligohet Operatori Ekonomik që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Në raste nevoje kërkohet asistencë e Policisë.

Faleminderit për mirëkuptim!