Për Joe Biden, Pensilvania është çështje personale

Për Joe Biden, Pensilvania është personale

Vendlindja e tij Scranton ka një rol qendror në identitetin e tij si “Scranton Joe” ishte thelbësore edhe për mesazhet e tij Scranton kundrejt Park Avenue që ai përdori për votuesit e klasës punëtore, veçanarisht në Pensilvani dhe mesperëndimin e sipërm, raporton CNN.

Fushata e Biden pret të fitojë pret të fitojë Pensilvaninë me një margjinë të “konsiderueshme” kur të jenë numëruar të gjitha votat.

Nëse diçka e tillë realizohet, do ishte një shpagim mundi për udhëtimet e shumta të Biden në shtetin Keystone gjatë fushatës së tij, të cilin e filloi dhe mbylli në Pensilvani.

Bideni kaloi të dielën, të hënën dhe ditën e zgjedhjeve thuajse ekskluzivisht në Pensilvani. Në ditën e zgjedhjeve, ndalesa e Bidenit morri një kthesë emocionale, teksa u ndal në shtëpinë e fëmijërisë në Scranton si dhe disa vende të preferuara në vendlindjen e tij.

Deri tani, Biden është mbapa Trumpit për pak më shumë se 18 mijë vota në shtetin Keystone pasi kishin zbrazur nga më shumë se gjysmë milioni  fletëvotime në orët pas mbylljes së votimeve.

Komisioneri i qytetit të Filadelfias Al Schmidt tha për CNN se do ketë një ripërtëritje të dhënave për “Një ose dy orë”.

Vendi ka 20 vota elektorale të kolegjit. Nëse Biden fiton Pensilvaninë, ai do fitonte Presidencën. CNN