Ilustrim

Pengoi policët që po i shqiptonin gjobë për kundërvajtje, arrestohet

Një person është arrestuar pasi dyshohet se i njëjti kishte penguar zyrtarët policor që po i shqiptonin një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë më 17.06.2024 në 18:20h.

Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia përmes raportit policor më 18.06.2024.