Spitali i Pejës - Foto: KALLXO.com

Pejë, vdes 32 vjeçari në pritje të rezultatit të testit për COVID-19

Një 32 vjeçar ka vdekur mbrëmë në spitalin e Pejës si i dyshimtë të ketë qenë prekur me coronavirus.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se pacienti i moshës 32 vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatkeqësisht ka vdekur mbrëmë.

“I ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”, thuhet në njoftim.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. Nga këta pacient 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi. 9 pacientë janë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

7 pacientë të infektuar me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 11 Infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.