COVID-19

Pejë, tre pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Tre pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 20 të tjerë me oksigjeno – terapi në spitalin e Pejës.

Nga raporti i spitalit bëhet e ditur se 57 pacientë janë me COVID-19 ndërsa shtatë prej tyre janë në pritje të rezultatit për coronavirus.

Ndërsa, tre pacientë të tjerë tashmë e kanë kaluar këtë infeksion dhe janë shpallur të shëruar.

Nga rezultatet e publikuara dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik në Pejë rezultuan pesë persona pozitiv me coronavirus.

Në nivel vendi janë 5237 person të infektuar me COVID-19, prej tyre 2462 janë shëruar dhe 112 kanë vdekur.

Sipas IKShPK-së të gjithë personat e vdekur deri më tani nga coronavirusi ishin të shoqërur ehde me sëmundje të tjera.