Pejë, shantazhon ish të dashurën arrestohet nga Policia

Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se e kishte shantazhuar ish të dashurën e tij me të cilën kishte qenë në lidhje.

Sipas viktimës, i dyshuari më një mjet të prehtë i kishte shkaktuar lëndime trupore në disa pjesë të trupit.

Pas sulmit viktima është dërguar në spital për ekzaminim mjekësor.

Sipas raportit policor, ndaj të dyshuarit është sekuestruar një telefon mobil për të cilën viktima ka deklaruar se është i saj dhe se i dyshuari nuk ia kishte kthyer.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistës është dërguar në mbajte për 48-të orë.