Foto: Ilustrim

Pejë, sekuestrohen drunjtë pas vjedhjes së pyllit

Prokuroria e Pejës ka bërë kërkesë për sekuestrim e drunjve në sasi prej 9.00 m3. Kjo pasi prokuroria ka hasur në veprimtari të kundërligjshme të vjedhjes së pyllit.

Sekuestrimi është bërë për masën drusore e llojit Breu teknik, 23 copë trupa të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 9.00 m³.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Sipas Nikçit i dyshuari në këtë rast ka kryer veprën penale “Vjedhje Pylli” dhe rasti është në procedim pranë Prokurorisë së Pejës.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.