Foto: Ilustrim

Pejë, gjendet i vdekur një 30-vjeçar

Një person 30 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 10:15 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se me të marrë informatën policia dhe ekipet e tjera emergjente ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konfirmuar vdekja e viktimës.

“Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes”, ka thënë Rugova.

Njësitë relevante së bashku me prokurorinë po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin./21Media