Pejë, arrestohet për sulm me mjet të fortë ndaj një personi

Një i dyshuar është arrestuar për sulm me mjet të fortë ndaj një burri, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur dje në orën 11:00 në fshatin Dardani të Pejës.

Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shërim shtëpiak.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.