Foto: Facebook

Pejë, 6 pacientë në gjendje të rëndë, 20 të tjerë me oksigjeno-terapi

Nga raportin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës bëhet e ditur se gjashtë pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 20 të tjerë janë nën asistimin me oksigjeno-terapi.

Tutje, thuhet se 59 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe 11 të tjerë janë në pritje të rezultatit.

Pandemia e coronavirusit ka prekur edhe mantelbardhët në shumë qytete të Kosovës, duke përfshirë edhe Pejën.

Në këtë qytet të prekur me COVID-19 janë pesë mjekë, shtatë infermierë dhe dy bioinxhinierë.

Kujtojmë se dje ka vdekur mjeku i parë nga coronavirusi në Komunën e Vitisë, ai kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Dje në qytetin e Pejës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, tetë persona.

Ndërsa në nivel vendi nga rezultatet e IKShPK thuhet se 168 persona janë pozitiv me coronavirus, dhe 157 të tjerë janë shëruar.

6045 persona janë prekur me coronavirus në Kosovë deri më tani, 3226 janë shëruar dhe 144 kanë vdekur.