
Trepça-Peja, Ilustrimi: KALLXO.com
Peja shpallet kampion i Superligës në basketboll
18.5.2023 - 22:51
KB Peja është shpallur kampione e Superligës së Kosovës në basketboll pasi fitoi ndeshjen me KB Trepçën me rezultat 93-91.
Loja shkoi në vazhdime pasi që në çerekun e katërt klubet mbetën baraz.
Ndeshja u zhvillua në sallën “Minatori” në Mitrovicë.
Në katër ndeshjet e Play Off-it, mitrovicasit dhe pejanët kanë fituar nga dy ndeshje, sa herë që luajtën si vendas.