Hidhen fishekzjarre në sallën "Minatori" pas përfundimit të ndeshjes Trepça-Peja

Pas përfundimit të ndeshjes Trepça-Peja, pas të cilës ekipi pejan u shpall kampion i Superligës së Kosovës, tifozët kanë hedhur fishekzjarrë dhe mjete të tjera në fushë.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët e Pejës janë detyruar të lëshojnë sallën pasi tifozët kanë filluar të hedhin gjësende dhe fishekzjarrë.

Por edhe pas largimit të lojtarëve pejanë, hedhjet e fishekzjarrëve kanë vazhduar.

Momentalisht salla është duke u bërë gati për fituesit për të pranuar kupën dhe medaljet.