Bedri Hamza

PDK pro rishikimit të buxhetit

Në Seancën e Kuvendit të Kosovës po mbahet debat për rishikimin e buxhetit për këtë vit.

Në këtë seancë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se PDK e mbështetë propozimin për rishikimin e buxhetit, duke përfshirë të gjitha vërejtjet në të.

Hamza ka shtuar se arsyja për mbështetjen e këtij propozimi do të bëhet për shkak të bllokimit i cili ka ndodhur në kohë pandemie për bizneset dhe punëtorët.

““Ne kemi vendosur ta japim votën pro në leximin e parë të buxhetit.Këtë po e bëjmë me të vetmi qëllim që të hapet mundësia e përmirësimeve edhe pse nuk është e lehtë, është mjaftë e vështirë”, ka thënë Hamza.

Ai tutje ka shtuar se PDK do të jap maksimumin që të korrigjojnë në mënyrë që mos të bllokohet situata e cila është bllokuar me improvizime, me mungesë të vendimmarrjes, dhe me inate politike.

“PDK me gjithë vërejtjet dhe shqetësimet që i ka për një dokument të keq dhe të punuar me shumë defekte do ta japë votën pro dhe do të bëjë përpjekje që mes dy leximeve të korrigjohet”, u shpreh Hamza.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 10 juillet 2020

.