Grupi Parlamentar i PDK-së. Foto: Kadri veseli/Facebook

PDK cakton nënkryetarin e Kuvendit dhe shefin e grupit parlamentar

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka propozuar deputetin Memli Kransiqi për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

PDK ka bërë të ditur se shef i gupit Parlamentar të PDK-së është propozuar Bedri Hamza.

Këto propozime janë dhënë gjatë takimit të sotëm ku kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar  deputetët e rinj të PDK-së.

Sipas njoftimit në këtë takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.

“Në këtë mbledhje të Grupit Parlamentar, PDK ka emëruar Bedri Hamzën shef të Grupit Parlamentar, ndërsa deputetin Memli Krasniqi do ta propozojnë për pozitën e Nënkryetarit të Kuvendit”, thuhet në njoftim.