Pas gjashtë tentimeve, votohet në parim Projektligji për "rimëkëmbjen ekonomike"

Kuvendi i Kosovës me 64 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim e ka votuar në parim i Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID – 19.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi ka thënë se debati për këtë çështje është shterrur dhe ka ftuar deputetët që ta votojnë.

Hekuran Murati nga LVV tha se e mbajnë qëndrimin e njëjtë dhe se janë për ta ruajtur shtetin.

“Emërtimi i projektligjit nuk përkon me përmbajtjen. Zgjidhja duhet të bëhet ndryshe”, tha ai.

Abelard Tahiri nga PDK tha se e mbajnë qëndrimin e njëjtë dhe se nuk do ta votojnë këtë projektligj.

“Kjo pako gjithka mund të quhet vetëm pako për rimëkëmbje ekonomike nuk mund të quhet. Me votimin e kësaj pako ju shkaktojmë dëme institucioneve të vendit”.

Vjosa Osmani, kryetare e Kuvednit të Kosovës tha se si kryetare e Kuvendit në asnjë moment nuk është konsultu e as kontaktuar për tu kërku mbështetja për një ligj kaq të rëndësishëm.

“Vetë fakti që kryeministri nuk është këtu e tregon që nuk lodhen aspak për dëmin ekonomik që iu është shkaktu vendit nga pandemia. 5 here e kam votu këtë ligj. Ajo çka kam marr unë si kryetare e Kuvednit janë epitetet palaqo, e shkretë, e gjorë, etj”, tha Osmani.

Osmani tha se e ka përkrahur këtë ligj 5 herë jo pse qeveria e meriton.

E Arben Gashi tha se “Uën i kam kërku personalidht me nënshkru kërkesën për seancën e jashtëzakonshme çështjet e tjra janë jashtë kësaj seance për tu diskutu”.

Ndërsa Osmani tha se nëse qeveria nuk bënë përpjekje të ulet me opozitën për tu konsultuar për lexim të dytë ky ligj nuk do ta ketë as përkrahjen saj e as të disa deputetëve tjerë.

Veton Berisha nga komuniteti Egjiptian ka kërkuar nga deputeti Elbert Krasniqi ta votoj këtë projektligj.

“Këtu jemi thirr me përkrah unë e Ebert Krasniqi me i mbrojë interesat e komunitetit Është zgjidhje e mirë ta votojmë në lexim të parë. E ftoj deputetin Krasniqi ta mbështes komunitetin e tij që e ka pru këtu”, tha Berisha

E Elbert Krasniqi tha se është qesharak dhe naiv kjo thirrje.

“Komuniteti nuk përfiton asgjë nga kjo masë. Le popullizmin dhe voto sic ti mendon që është më e mirë për ty personalisht se për komunitetin e ke vërtetu”, tha ai.