Kanali Ibër-Lepenc | Foto: Ndërmarrja Hidroekonomike "Ibër-Lepenc"

Pas dorëheqjes së kryesueses, Qeveria emëron një anëtar të ri në bordin e përkohshëm të "Ibër-Lepencit"

Qeveria ka marrë vendim që të ndryshojë vendimin e datës 25 qershor për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenci”.

Kjo ka ndodhur pasi Hajrie Morina, e cila ka qenë kryesuese e bordit të përkohshëm ka dhënë dorëheqje.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

“Pasi që për arsye personale znj.Morina ka dhënë dorëheqje kërkohet që të emërohet një kryesuese e re dhe një anëtar i ri. Hyrmet Mydyti emërohet kryesuese dhe Avdi Gjonbalaj anëtar”, tha ai.

Sipas vendimit të datës 25 qershor, qeveria kishte vendosur që kryesuese e bordit të përkohshëm të jetë Hajrie Morina, Denis Dautaj – anëtar, Hyrmet Mydyti – anëtar dhe Rexhep Podvorica – anëtar.