Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pas 40 ditësh, sot më shumë të infektuar se sa të shëruar nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 79 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 61 pacientë të tjerë.

Hera e fundit kur kishte numër më të madh të rasteve të reja me COVID-19 se sa të shëruar ishte me 30 gusht, me 118 të shëruar dhe 119 raste të reja.

Javëve të fundit ishte vërejtur një trend i uljes e numrit të rasteve të reja dhe rritjes të numrit të të shëruarve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) sot  ka njoftuar se nga  764  mostra të marra 79 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Numri i rasteve aktive është 1 mijë e 159 raste ndërsa numri total i rasteve pozitive është 16 mijë e 50 raste.

Numri total i të shëruarve është 14 mijë e 250 raste ndërsa i vdekjeve 641.