Mot me vranësira dhe diell Dyz, Podujevë - Foto: KALLXO.com

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në vendin tonë

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës ka parashikuar mot të paqendrueshëm, me diell dhe reshje shiu për gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë.

Ky është parashikimi:

E hënë-Mot me diell dhe pjesërisht i vranët.Temperaturat minimale do tëlëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

E martë –Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

E merkurë-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende  parashihen të sjellin shi me shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-6m/s.

E enjte-Mot i vranët dhe vende-vende me shi. Në disa zona parashihen edhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.

E premte – Mot  i vranët dhe me intervale me diell. Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.