Ilustrim

Paraburgim për të ekstraduarin nga Italia në Kosovë

Blerim Nokajt, i dyshuari për  grabitje në Gjakovë, i ështe caktuar paraburgimi prej një muaji.

I njëjti është ekstraduar nga Itali për në Kosovë për veprën që dyshohet se është kryer në vitin 2013.

Paraburgimi i është caktuar për vepër penale të grabitjes me pasoja të vdekjes.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi  Gjykatës së Gjakovës, Lekë Muqaj.

“I dyshuri me inicialet B.N. është arrestuar në Itali me urdhërarrest ndërkombëtar. Sot me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji dhe i njëjti ka qenë në arrati që nga viti 2013. Ai dyshohet për vepër penale të grabitjes me pasoja të vdekjes”- tha Lekë Muqaj për KALLXO.com

Kallxo.com ka raportuar gjatë ditës për këtë rast.

 

I dyshuari për grabitje ekstradohet nga Italia në Kosovë