Para udhëtimit për në Turqi ekipi i xhudos testohen për COVID-19

Komiteti Olimpik i Kosovoës përmes një positmi në facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ekipi olimppik i xhdos në krye me kampionen olimpike Majlinda Kelmendi kanë rezultuar negativ në COVID-19.

“Testimet janë bërë para udhëtimit në kampin e radhës, që do të mbahet në Erzurum të Turqisë, në lartësi mbi 2 mijë metra.Respekt ekipit të IKSHPK e në veçanti profesorit të nderuar Naser Ramadani si dhe Dr. Adnora Nurboja përgjegjëse për regjionin e Pejës. Kurajo të gjithë mjekëve e punëtorëve shëndetësor për punën e palodhshme në kuftën e gjatë e të vështirë me armikun e padukshëm!”, ka thënë trajneri Driton Kuka.

Javë më parë ekipi Olimpik i xhudos mori pjesë në kampin përgatitor në Stamboll të Turqisë, derisa shpenzimet e ekipit Olimpik u mbuluan nga Komiteti Olimpik i Kosovës.