Pamje nga përleshja e tifozëve serbë dhe anglezë në ‘Euro 2024’ – VIDEO

Pak orë para ndeshjes Angli-Serbi më 16.06.2024, tifozët serbë dhe anglezë u përplasën me njëri-tjetrin duke gjuajtur me shishe, përpara se të hidhnin karrige dhe të rrëzonin tavolinat e lokaleve aty pranë.

Dhjetëra forca policore ndërhynë për të shuar përplasjet dhe ndaluan disa prej tifozëve serbë, raporton DW. 

Shtatë tifozë të ekipit kombëtar të Serbisë janë dërguar në mbajtje më 16 qershor, pasi ishin përfshirë në një përleshje në qytetin Gelsenkirchen në Gjermani.

Një zëdhënës i policisë tha për AFP se kundër njërit prej tifozëve u ngrit padi për lëndime të rrezikshme trupore.