Pamje Era e fortë rrëzon pemën e Krishtlindjes në Tiranë
05.1.2020 - 18:43
Pasditja e sotme është përfshirë nga një mot me erë të fortë në Shqipëri.
Si pasojë, në qendër të kryeqytetit është rrëzuar edhe pema e Krishtlindjes, mirëpo nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e mirëmbajtjes për të bërë pastrimin e zonës./oranews/RTV21.