Burimi - CNN

Pamje - Dita e ‘errët’ për tifozët e futbollit anglez, përleshen mes vete

 

Nga Kampionati Evropian “Euro 2020” fituese doli Italia.

Rezultati përfundimtar pas penalltive mbeti 2-1.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e “Wembleyt” në Angli.

Mirëpo, përderisa tifozët italianë përkrahnin përfaqësuesen e tyre, në hollet e këtij stadiumi tifozët e ekipit humbës filluan të përleshen mes vete.

Në një video të postuar në Twitter nga Football Fights shihet se si fansat e tre luanëve sulmuan njëri tjetrit e u gjuajtën mes vete me gjësende të ndryshme.

Për këtë rast Alex Thomas, gazetar i sportit në CNN ka thënë se atmosfera e festës u shndërrua në gjendje të rëndë, duke përfshirë ndikimin e alkoolit e policinë e pamjaftueshme.

Sipas tij hidheshin shishe, shpërthyen përleshje e shiheshin fëmijët e përlotur.

“Ishte një ditë e errët për futbollin anglez”, shtoi Thomas.

Edhe para ndeshjes, fansat e tre luanëve sollën probleme për sigurimin e këtij stadiumi.

Një grup tifozësh tentuan të hynë me forcë ne arenën e Wembleyt.

Tifozët e Anglisë tentojnë të futen më dhunë në stadium (VIDEO)