Shkolla Fillore "Pjeter Bogdani", Prishtine, Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Paga e mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollave me koeficientin e ri

Vlera e koeficientit për pagat në sektorin publik është vendosur të jetë 105 euro për vitin 2023.

Paga më e lartë në arsimin parauniverstar do të jetë për Drejtore/i të Shkollave të Mesme të Lartë dhe Drejtore/ të Shkollave Speciale me koeficient 6.3 apo 661,5 euro.

Drejtorët e  Shkollave Fillore dhe të Mesme të Ulët do të kenë pagën 651,5 euro dhe Drejtorët e institucioneve Parashkollore  me pagë 619,5 euro.

Zëvendësdrejtorët e Shkollave të Mesme të Larta dhe zëvendësdrejtorët e shkollave Speciale (Qendrave Burimore) do të kenë pagën 651 euro, ndërsa zëvendësdrejtorët e Shkollave Fillore dhe të Mesme të Ulët do të kenë pagën 630 euro.

Mësimdhënësit në Shkolla të Mesme të Lartë  dhe në shkolla Speciale do të marrin rrugën prej 609 euro, ndërsa mësimdhënësit në Shkolla Fillore dhe të Mesme të Ulët do të kenë pagën 588 euro.

Këshilltarët e karrierës në shkolla të mesme të ultë  do të paguhen 588 euro, e njëjta pozitë në në shkollë të mesme të lartë do të paguhet 609 euro, me pagë e njëjtë do të paguhen edhe  Instruktorët  në Qendrat e Kompetencës dhe Shkollat Profesionale.

Pedagogët dhe  Psikologët do të paguhen  598,5 euro, Sekretarët e shkollave 588 euro, Edukatorët  546 euro, Edukatorët mbështetës  535,5 euro, Asistentët e në arsim special  525 euro dhe Bibliotekistët  514,5 euro.