Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pacolli: Sami Lushtaku ma ka përmendë dikë, por nuk e di që ka qenë nipi i tij

Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku në Kallxo Pernime kishte deklaruar kishte drekuar me Behgjet Pacollin, kur ky i fundit ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe kishin folur për nipin e tij për për t`u emëruar konsull në Shqipëri.

“Pak ia kam ndihmu me u bo ky trasnfer. Behgjet Pacollin e kam thirrë edhe ia kam qit një drekë. I kam thanë që ky djali është duke punuar, qysh janë mundësitë? Është e vërtetë që kam fol me Behgjetin për këtë çështje”, kishte thënë Sami Lushtaku në Kallxo Pernime.

Pacolli e ka komentuar këtë deklaratë të Sami Lushtakut. Në Kallxo Pernime, Pacolli tha se ka biseduar me Lushtakun, por nuk e di që ia ka përmend emrin e nipit të tij.

“Mundet me ndodhë që më ka takuar në drekë, por asnjëherë mua s’më ka thirrë askush, e më së paku z.Lushtaku, hajde ta qes një drekë. E di se jemi takuar me z.Lushtaku në një restauruan. Ai ka folur për dikë, por nuk e di që ka qenë nipi i tij fare. Një gjë që ka qenë me z.Lushtalu, ka qenë Fatmirja, që është spostuar nga Zvicra në Gjermani edhe kurrgjë tjetër. Nuk më kujtohet që është përmendur nipi”, tha Pacolli në Kallxo Pernime.

Pacolli thotë se nuk është marrë me nominimet, madje sipas tij, propozimet i ka pasur me numra dhe jo me emra.

“Nuk jam marrë me këta që janë nominuar. Janë përzgjedhur njerëzit, emrat që unë kam kërkuar të më vijnë, prej ma të mirëve, që i kanë kaluar të gjitha kriteret, kam thanë dua t’i shoh me numra, jo me emra dhe ashtu i kam përcjellë. Aty ka pasur vetëm një njeri të AKR-së, që ka shkruar në Australi”, tha në mes tjerash Pacolli.

Lushtaku: Ia qita një drekë Behgjet Pacollit dhe biseduam për nipin tim konsull