Osmani lexon letrën e menaxhmetit të Telekomit para deputetëve

Kryeparlametarja Vjosa Osmani ka lexuar para deputetëve lëtrën e menaxhmetit të Telekomit të Kosovës dërgur deputetëve të Kosovës.

Kjo kërkesë i ishte bërë Osmanit në letrën ee dërguar nga menaxhmenti.

KALLXO.com ka siguruar letrën e Telekomit për deputetët, në të cilën menaxhmenti ka kërkuar nga ta që të hetohet me seriozitet dhe këmngulje kontratën me “Dardofon”, pasi sipas tyre me të cilën ka shumë argument se është dëmtuar rëndë Telekomi, e me këtë edhe buxheti i shtetit dhe aksionari.

“Mosveprimi me masa urgjente dhe veprime të shpejta përkitazi me gjendjen në Telekomin e Kosovës rrezikon të sjellë momentin e ndërprerjes së ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike…”, thuhet mes tjerash në letër.

Letra mbanë datën 15 korrik 2020, me kërkesën që të lexohet në seancën e sotme të Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës këtë pasdite ka nisur debatin parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, kërkesë kjo e cila ishte parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e kaluar.

Gjatë ditës, Kompania ‘Dardafon.net LLC’, e njohur me emrin tregtar ‘Z-Mobile’ ka folur për herë të parë për bllokimin e xhirollogarive të Telekomit.