Vjosa Osmani, Albin Kurti, ambasadorët e Qunt-it dhe ambasadori i BE-së tek Memoriali Heroinat, Fotografi: Vjosa Osmani në Facebook

Osmani dhe Kurti bashkë me ambasadorët e Quint-it dhe ambasadorin e  BE-së përkulen para memorialit “Heroinat”

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë Albin Kurti së bashku me ambasadorët e Quint-it dhe ambasadorin e BE-së Tomáš Szunyog, me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës janë përkulur para Memorialit “Heroinat” në Prishtinë.

Osmani ka shkruar në Facebook se janë përkulur për ta nderuar sakrificën e simbolin e forcës, heroinat dhe për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në 13- vjetorin e shtetit , Osmani ka bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, Kompleksi  “Adem Jashari” dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.