Foto: Vjosa Osmani/Twitter

Osmani bisedon me presidenten e Parlamentit Evropian, flasin për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës ka biseduar me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Në këtë takim thuhet se është përmendur edhe çështja e liberalizimin të vizave.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka thënë se që të dyja kanë rënë dakord se liberalizimi është i domosdoshëm për Kosovën.

“Gjatë bisedës vura re edhe burimet e destabilitetit në rajonin tonë”, ka thënë tutje Osmani.