Foto: Ilustrim

Organizuan bixhoz në një shtëpi, i gjen Policia u konfiskon veturat

Në një shtëpi private në fshatin Slivovë të Ferizajt, Policia ka hasur në disa persona duke luajtur bixhoz të organizuar.

Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes njesitë policore kanë hasur pesë vetura të parkuara dhe në një tavolinë kishte pasur çipa bixhozi. Nuk raportohet për të arrestuar.

Ndërkaq janë konfiskuar veturat dhe çipat me të cilët dyshohet se është luajtur bixhoz.