Laurat Krasniqi, LVV. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Opozita pyet kryetarin e Dragashit: Pse nuk u funksionalizuar shkolla e ndërtuar para tri viteve?

Shkolla fillore “Shaban Shabani” në fshatin Llaposhnik të Dragashit u ndërtua që disa vite por nxënësit e këtij fshati vijojnë mësimet në objektin e vjetër të shkollës.

Laurat Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendsoje ka pyetur Shabanin se pse ende nuk është funksionalizuar shkolla e re.

“Shkolla e cila është ndërtuar në Llaposhnik ka filluar pak para fushatës zgjedhore në vitin 2017, disa mjete i keni ndarë por ne si Asamble nuk i kemi ndarë, ku i keni marrë a mund të na tregoni?”, ka thënë Krasniqi.

Gjatë fushatës zgjedhore, Shabani kishte premtuar se në vend të obejtit të vjetër do të ndërtohej një sallë sporti, por ajo nuk ka ndodhur ende.

“Një pjesë e shkollës së re nuk ka përfunduar, kanalizim dhe dhe nxjemja qendrore”, ka shpejguar Shabani, kryetar i Komunës së Dragashit.

“Ne do të rregullojmë edhe oborrin e saj, ne i kemi ndarë mjetet për me bë një gjë të tillë”, tha ai.

Ai ka premtuar se së shpejti nxënësit e Lloposhnikut do t’i ndjekin mësimet në shkollën e re.

“Ne po mendojmë që nga ky muaj, vetëm edhe inventarin nga ministria e Arsimit, na është dhënë premtimi”, ka thënë Shabani.