Pamje nga një seancë e Kuvendit të Shqipërisë - Foto: REL/Reuters

Debat i ashpër mes deputetëve demokratë në Kuvendin e Shqipërisë

Një debat i ashpër mes deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Edmond Spaho është zhvilluar sot në seancën plenare të Kuvendit të Shqiperisë.

Mes Spahos dhe Bardhit është dëgjuar debat i ashpër, ku Bardhi i është drejtuar deputetit: Po shko mor zhduku, “s’të vjen turp”, “palaço”, raporton Top Channel.

Në Kuvend shihet që në karrigen që është ulur deputeti Gazment Bardhi afrohen deputetët Jorida Tabaku, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.

Gjithçka duket se ka nisur pas një deklarate që bëri Bardhi, për vilën 760 mijë euro i përkiste një deputeti opozitar, që ka qenë ministër, ku disa media aluduan se mund të ishte Spaho, por ai vetë nuk përmendi emër.