OKB: Rreth 422 mijë persona janë larguar nga Ukraina

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se po merr raporte për njerëzit që po bllokohen të hyjnë nëpër trena në Ukrainë.

Një zëdhënëse shkroi në Twitter se UNHCR po e shqyrton këtë raport dhe se 422 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina në drejtim të vendeve fqinje.

UNHCR “i konsideron njerëzit që largohen apo ikin nga vendet e tyre si refugjatë”, shtoi zëdhënësja.

Më shumë se 100 mijë euro njerëz janë zhvendosur tani brenda Ukrainës, sipas OKB-së.

Sot, është dita e pestë e pushtimit rus – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur një operacion “special” për “çmilitarizimin” e njerëzve.

Shtetet e Bashkimit, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe morën sanksione ndaj Rusisë.

Sot mbahet takimi mes delegacioneve ruse dhe ukrainase në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë./BBC